DYLON

Zëvendësministri Shkodra vizitoi Sektorin për hetimin e krimeve kibernetike në Policinë e Kosovës

Zëvendësministri Shkodra vizitoi Sektorin për hetimin e krimeve kibernetike në Policinë e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Selami Shkodra në kuadër të vizitave të rregullta, sot ka vizituar Policinë e Kosovës, përkatësisht Sektorin për hetimin e krimeve kibernetike që është i strukturuar në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar.

Gjatë këtij takimi Zëvendësministri Shkodra ofroj mbështetjen e tij për Sektorin e hetimit të krimeve kibernetike në luftimin e krimit kibernetikë dhe dukurive të tjera që rrjedhin nga kërcënimet e sigurisë kibernetike, duke paraqitur edhe nevojën për ngritje të kapaciteteve teknike dhe profesionale në luftimin e këtyre dukurive në Republikën e Kosovës.

Në anën tjetër Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar z. Rexhep Fetahu dhe Udhëheqësi i sektorit për hetimin e krimeve kibernetike z. Fadil Abdyli, e njoftuan zëvendësministrin Shkodra për punën dhe angazhimin e dikastereve që udhëheqin në luftimin e këtyre dukurive, të cilat bazuar në statistikat e paraqitura janë në rritje e sipër dhe paraqesin një sfidë jo vetëm për vendin tonë. Megjithatë falë bashkëpunimit të mirë më shumë institucione ndërkombëtare janë duke u zgjidhur shumë raste në të cilat si mjet i kryerjes së veprave përdoret sistemi kompjuterik.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.