Vesë marsi
(Ajo ishte…)
Betohem se Ajo ishte këtu
Po, te dritarja mbrëmë
me hijen e hënëzës
tinëz erdhi.
Duart anash syve kishte vënë
rrotull dhomës
thellë ishte ngulitur
për të më gjetur syri saj…
Hëna bënte naze,
kandili fikur ishte
e humbur u tretë në errësirë
pa mua, pa hënën…
Betohem se Ajo këtu ishte.
E pashë nga mjegulla në xham
ku nga gjëma
kishte leshuar ofshamë…
Betohem se ajo ishte…
Në xham njoha
të ngrirë portretin e saj…
(Ajo ishte…!)
Shefik Surdulli