DYLON

Kryetari Alban Hyseni s’e ka atë komoditet të vendosë kushte strikte partneriteti bashkëqeverisës me partitë tjera

Kryetari Alban Hyseni s’e ka atë komoditet të vendosë kushte strikte partneriteti bashkëqeverisës me partitë tjera
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Shefik Surdulli

Kryetari Alban Hyseni, tanipërtani s’e ka atë komoditet të vendosë kushte strikte partneriteti bashkëqeverisës me partitë tjera në Gjilan.

EkoHigjiena

Kryetari i posazyrtarizuar i Komunës, z. Alban Hyseni, në parim e ka mirë me ato konditat kushtëzuese të afishuara në media, për bashkëqeverisje me të tjerët. Por ama, për këto kondita vendos korniza ligjore për vetqeverisje lokale, sikundër edhe vet subjektet e caktuara politike të mvetësishme që vendosin për profilin e kuadrit të saj, nëse paraprakisht ato përcaktohen për një bashkëqeverisje.

Ajo që do të duhej të jetë për diskutim aktualisht, është oferta që kryetari i komunës z. Alban Hyseni si fitues i zgjedhjeve nga LVV, ia ofron subjektit politik me të cilën pretendon të formojë qeverinë lokale.

Hendikep i tij, të cilin natyrisht edhe ai vet e din, është Kuvendi Komunal, ku ai nuk e ka shumicën, madje as 1/3 e përbërjes numerike të Kuvendit.

Ajo që ai mund të vendos në këtë fazë, është mënyra e ndarjes së drejtorive përkatëse me partnerin qeverisës.

Këtu përfundon detyra e tij në këtë fazë për ndërtimin e institucioneve qeverisëse komunale.

Ndërkaq, tek pas ndërtimit të qeverisë komunale, me te si kryeshef i komunës, si dhe performimit të drejtorëve në punën e tyre, tek atëherë kryetari i komunës e ka në dorë kandarin përmes së cilit e matë: ndershmërinë, profesionalizmin dhe të tjerat parime mbi të cilat ai vendos të bashkëqeverisë.

Ndërsa sa i përket asaj se a duhet PDK në Gjilan të hyjë në koalicion me LVV, për këtë unë e kam mendimin e qartë të cilin do ta jap në strukturat e degës. /2LONLINE/

Shefik Surdulli /ish këshilltar komunal, anëtar i kryesisë së PDK Dega në Gjilan/