Mijëra të rinj protestojnë kundër ndryshimeve klimatike

Mijëra të rinj protestojnë kundër ndryshimeve klimatike

Me mijëra të rinj në të gjithë botën protestuan këtë të premte në shenje sensibilizimi kundër ndryshimeve të klimës.

Marshimet në mbi 120 vende të botës janë frymëzuar nga nisma e adoleshentes suedeze, Greta Thunberg, e cila është kthyer tashmë në simbolin e pastër të qëndresës.

Me pankartat “Shpëtoni planetin tonë”,  mijëra të rinj në të mbarë botën I janë përgjigjur thirrjes për të bojkotuar mësimin, në shenjë proteste për të sensibilizuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Nisma që tanimë është shtrirë në më shumë se 2000 qytete të botës është iniciuar nga adoleshentja Greta Thunberg.  16 vjeçarja e cila është nominuar si kandidate për të marrë çmimin “Nobel për Paqe” për këtë vit, nisi një grevë për klimën përpara parlamentit suedez në gusht të vitit të kaluar. Greta mori një vëmendje ndërkombëtare edhe pas fjalimit në bisedimet për klimën në OKB në Poloni dhe në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

KOMENTE