DYLON

“Rrugëtimi” 40-vjeçar i një fotografie me histori!

“Rrugëtimi” 40-vjeçar i një fotografie me histori!
Avatar photo Redaksia

Nga: Shefik SURDULLI

Ata që tërë kohën në mërgim i gjindeshin pranë dhe i përgjigjeshin thirrjes së Kadriut për të vënë një gur në muret e kalasë që po ngritej me mundi e sakrifica të mëdha, po flisnin sot në odën muze të shtëpisë së tij, me entuziazëm dhe me emocion të pashmangshëm.

EkoHigjiena

Nga rrëfimet e njërit prej tyre për Heroin, e kuptoj se i kishte mjaftuar njohja dhe bashkëveprimi me Kadriun për ta kuptuar më mirë ç’është atdheu dhe ç’duhet bërë për te.

Ndërkaq, ai që rastësisht e kishte shkrepë një fotoaparat (jo të tij) në mënyrë amatoreske, në konakun e vet në Gjermani ku e kishte mysafir Kadriun (28 vjeçar), nuk do ta imagjinonte kurrë që vetëm dy ditë pas, ai portret do të ishte i heroit, që për katërdhjetë vite resht do të bartet dorë më dorë anekëndë botës shqiptare, për t’i dhënë jetë frymës së atdhedashurisë e të lirisë, për të cilën ra Kadriu, Jusufi e Bardhoshi si dhe shumë patriotë të tjerë.

Pra, pikërisht sot, pas katërdhjetë vitesh “udhëtimi” të këtij portreti dhe të LP(R)K-së njëkohësisht, themelues i së cilës ishte poashtu Kadri Zeka, autori Sylë Nuha nga Ferizaj, me dorën e vet, me atë që e kishte shkrepë para katërdhjetë vitesh, i dorëzoi shtëpisë muze të heroit, Kadri Zeka, në Poliçkë të Dardanës, prototipin e asaj fotografie që do të qëndrojë përgjithmonë në ballë të oxhakut.

25 prill 2022

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.