Përqendrimi i tepruar në celularin tuaj. Përqendrimi dhe përdorimi i tepruar i celularit tuaj dëmton sytë dhe i bën ata më të dobët dhe delikat ndaj dëmtimeve.
Shikoni televizor gjatë natës
Në fakt të shikoni në çdo lloj ekrani gjatë natës, në errësirë, përfshi këtu celularët, kompjuterët, e-reader-at, është e dëmshme për ju.
Niveli i dritës ndryshon dhe sytë tuaj duhet të sforcohen për t’u përqendruar. Përqendrimi i tepërt bën që ato të dëmtohen.
Fërkoni sytë
Nëse ju fërkoni sytë tuaj mund t’i dëmtoni ato pa e ditur. Fërkimi i fortë i syve, mund të këpusë venat e gjakut, që ndodhen pas tyre.
Nuk ushqeheni shëndetshëm
Dieta dhe ushqimi i shëndetshëm i bën mirë edhe syve tuaj. Mundohuni të konsumoni ushqime që i bëjnë mirë syve dhe forcojnë shikimin tuaj.
Teproni makiazhin
Makiazhi i tepruar e sidomos në zonën e syve është gjithmonë i dëmshëm.
Nuk flini gjumë mjaftueshëm
Mungesën e orëve të gjumit të parët që e vuajnë janë sytë tuaj. Nëse nuk flini mjaftueshëm do të ndiheni më të lodhur e sytë tuaj do të sforcohen për veprimtarinë e tyre.