DYLON

Granit Xhaka kandidat për kapiten të Arsenalit, e konfirmon trajneri

Granit Xhaka kandidat për kapiten të Arsenalit, e konfirmon trajneri
Avatar photo Elife Sherifi

Granit Xhaka është një ndër kandidatët kryesor për t’u bërë kapiten i ri i Arsenalit pas vendimit të Laurent Koscielnyt. Mesfushori 26-vjeçar është një ndër lojtarët e rregullt të formacionit fillestar në zemër të mesfushës.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Arsenalit.

“Ne kemi folur për kapitenin. Vitin e kaluar kemi pasur Aaron Ramsey dhe Petr Cech që na kanë lënë. Dhe Laurent Koscielny, i cili ka një kontratë, por që dëshiron të largohet. Ne kemi Granitin, Mesut Ozilin dhe Nacho Monrealin. Por, kemi edhe lojtarë të tjerë të cilët gjithashtu mund të marrin këtë pozitë”, tha trajneri Unai Emery.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.