DYLON

Kjo vitaminë mrekullon trurin tuaj

Avatar photo Elife Sherifi

Vitamina B6 është e një rëndësie të veçantë për shëndetin e trurit, sistemin tretës, funksionin e muskujve, energjinë e të tjerë. Organizmi i përdor vitaminat e kompleksit B për të transformuar ushqimin në energji.

Të gjitha vitaminat e kompleksit B janë të rëndësishme për metabolizmin, trurin, mëlçinë, qelizat, shëndetin e flokëve, lëkurës dhe syve.

B6 është e përfshirë në prodhimin e hemoglobinës, proteina në gjak që transporton oksigjenin në organizëm. Vitamina B6 poashtu ndihmon në prodhimin e melatoninës, që rregullon orën e brendshme dhe gjumin.

EkoHigjiena

Kjo vitaminë gjithashtu ndihmon në prodhimin e serotoninës, hormonit që rregullon humorin dhe e ndihmon trupin ta përballojë stresin.

Disa studime kanë treguar se kombinimi i vitaminës B6, B12 dhe folatit luan një rol në ngadalësimin e shpërbërjes së funksioneve të trurit, humbjes së kujtesës, sklerozës, Alzheimerit dhe depresionit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.