Franca dhe Italia janë fantastike, por ç’të thuhet për disa vende të Europës që janë më pak të njohura?
Mali i Zi, Qipro, Finlanda…, janë në mesin e shteteve që vizitorët i kanë anashkaluar për udhëtimet e tyre.
Janë 10-të dhe të gjitha nga to brenda vetës fshehin shumë bukuri – mos i injoroni kur planifikoni udhëtimin tuaj të ardhshëm.
Austria
Nga vendi i skive, tek një festival muzikor në verë, natyra mahnitëse dhe qytetet madhështore – ky vend është një domosdoshmëri.
Qipro
Nëse doni të përjetoni disa nga plazhet më të virgjra atëherë drejtohuni drejt Qipros – ishullit në jug të Turqisë, në perëndim të Libanit dhe në juglindje të Greqisë, gërshetim i jashtëzakonshëm i kulturës.
Ishujt Faroe
Një vend autonom i përbërë nga 18 ishuj në Mbretërinë e Danimarkës – janë vendi sekret i Europës. Ishuj madhështor me fshatra të jashtëzakonshëm piktoresk.
Finlanda
Një vend tjetër fantastik për t’u vizituar sidomos gjatë dimrit.
Luksemburgu
Zbuloni këtë komb të vogël evropian, i cili ofron gjithçka që nga natyra, argëtimi, arti i pabesueshëm dhe natyra tejet e bukur.
Malta
Njerëzit e këtij ishulli madhështor janë të njohur për mikpritjen dhe bujarinë e tyre, derisa të gjithë vrapojnë për në Greqi, injorojnë këtë ishull më pak të zbuluar dhe më të mrekullueshëm.
Mali i Zi
Kaloje Kroacinë dhe shko në Mal të Zi këtë vit. Qytetet e saj të vjetra do t’ju kthejnë në një kohë tjetër, ndërsa netët atje do të jenë shumë të këndshme. Deti është mahnitës, njerëzit miqësorë dhe ushqimi i jashtëzakonshëm.
Norvegjia
Ky vend skandinav ofron një mënyrë jetese të shëndetshme dhe pamje të bukura në secilin sezon. Kuzhina është plot shije atje – përveç kësaj, ku tjetër mund ta shihni agimin në mesnatë dhe të rrini me arinj polarë?
Polonia
Nëse doni një udhëtim me plot histori dhe shumë lëvizje shkoni në Poloni. Ky vend ofron praktikisht gjithçka që ju mund të dëshironi madje me një kosto shumë të lirë.
Rumania
A doni të përjetoni ujëvarat befasuese, qytetet simpatik dhe artistike, kështjellat dhe shtatë vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s? E pra, Rumania është destinacioni yt. Ky vend i mrekullueshëm duhet të jetë në listën e secilit.