Të nderuar qytetarë,
Unë jam Vehbi Salihu dhe kam marrë besimin e Aleancës Kosova e Re (AKR) që të garoj për Zgjedhjet Komunale 2017 me qëllimin parësor të përmirësimit esencial të qeverisjes së komunës në katër vitet e ardhshme.
Platformën time politike të titulluar “Zotimi im për…” do ta ndaj me ju në disa vazhdime, ditë për ditë, duke shkoqitur në mënyrë koncize dhe të drejtpërdrejtë pikëpamjet e mia për përmirësimin e qeverisjes në komunën tonë.
ZOTIMI IM PËR TRANSPORTIN PUBLIK
Është për keqardhje që, edhe pas 5 vjetëve, plani për mobilitetin në trafik dhe funksionalizimi i transportit publik, i hartuar gjatë kohës kur drejtoria për shërbime publike udhëhiqej nga AKR, nuk po gjen zbatim.
Kjo ka ndodhur vetëm për mungesë të vullnetit dhe guximit për të vepruar në mënyrë energjike. Unë do të angazhohem që transporti publik dhe intervenimet e domosdoshme për lehtësimin e trafikut në Gjilan i hartuar në bashkëpunim me ekspertë amerikanë, të vihet në zbatim pa humbur kohë.
Rimodelimi i rrugëve dhe trotuareve, krijimi i hapësirave të reja për parkim dhe planifikimi i infrastrukturës së trafikut sipas lëvizjeve demografike dhe trendeve të zhvillimit të qytetit do të jenë prioritetet e mia dhe të AKR-së në mandatin katërvjeçar.
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Administratën e Komunës
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Shërbimet Publike
sponsorizuar nga Vehbi Salihu