Të nderuar qytetarë,
Unë jam Vehbi Salihu dhe kam marrë besimin e Aleancës Kosova e Re (AKR) që të garoj për Zgjedhjet Komunale 2017 me qëllimin parësor të përmirësimit esencial të qeverisjes së komunës në katër vitet e ardhshme.
Platformën time politike të titulluar “Zotimi im për…” do ta ndaj me ju në disa vazhdime, ditë për ditë, duke shkoqitur në mënyrë koncize dhe të drejtpërdrejtë pikëpamjet e mia për përmirësimin e qeverisjes në komunën tonë.
ZOTIMI IM PËR LUFTIMIN E KORRUPSIONIT
Lufta kundër korrupsionit kërkon krijimin e një fronti të gjerë me pjesëmarrjen e shumë aktorëve. Unë do të angazhohem fuqishëm për aplikimin e shtuar të qeverisjes elektronike, gjë që ditë-për-ditë do të zbehte domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së faktorit njeri në marrjen e shërbimeve. Një hap i rëndësishëm në këtë aspekt do të jetë aplikimi me përpikëri i prokurimit elektronik.
Përveç kësaj, është me rëndësi që të krijohet një aleancë e fortë me mediat dhe organizatat e shoqërisë civile në mënyrë që të krijojmë besimin e ndërsjellë për parandalimin, denoncimin dhe luftimin e veprave me elemente të korrupsionit. Inkurajimi i qytetarëve, mediave dhe shoqërisë civile për të mbështetur përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër korrupsionit do të marr mbështetjen time të pa rezervë.
Lexo edhe: Salihu: Zotimi im për bashkëpunim me sektorin privat për shërbime më të mira
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Infrastrukturën
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Investimet Kapitale
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Transportin Publik
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Administratën e Komunës
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Shërbimet Publike
Sponsorizuar nga Vehbi Salihu