DYLON

Arianit Ibrahimi u zgjodh kryetar i Aleancës Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan

Arianit Ibrahimi u zgjodh kryetar i Aleancës Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan, ka mbajtur sot Kuvendin e V-të Zgjedhor në të cilin është zgjedhur kryetar i degës, Arianit Ibrahimi. Ai do të jetë në krye të AKR-së së Gjilanit në një mandat katërvjeçar.

Ibrahimi tha se pas një procesi mirë të organizuar të zgjedhjeve të brendshme në themelimin e nëndegëve të reja në lagjet dhe fshatrat e qytetit, arritën me sukses të madh të përmbyllim këtë fazë me një Kuvend madhështor.

EkoHigjiena

“Shpreh falënderimet ma të përzemërta për besimin e dhënë nga Delegatë në Kuvend, që për mandatin katërvjeçar më votuan për Kryetar të Degës.  Faleminderit Presidentit të AKR-së, z.Behgjet Pacolli i cili është udhërrëfyes në rrugëtimin tonë, lideri që i priu shumë zhvillimeve në vend me konstruktivitetin e tij në shumë procese. Faleminderit Sekretarit të Përgjithshëm të partisë z.Vesel Makolli, i cili i jep energji pozitive çdo organizimi dhe është një bashkëpunëtor i pakrahasueshëm për çdo çështje. Faleminderit të veçant kam për Kryetarin e gjertanishëm të Degës z.Ismet Hajdini me të cilin organizuam e kaluam në shumë procese të përbashkëta, mbetet njeriu më i respektuar e i nderuar. Jam me fat dhe i privilegjuar që ecim së bashku tutje në politikë”., ka thënë Arianit Ibrahimi.

Kreu i ri i AKR-së së Gjilanit tha  edhe se ekipin që e prezantoi para delegatëve, iu jep besimin e thellë se Dega e AKR-së në Gjilan, do të jetë një fuqi determinuese e politikave lokale.

“Ne synojmë ta rikthejmë AKR-në dinjitetshëm në pozitën që duhet të jetë në skenën politike në qytet.  Kemi potencialin e duhur që me Kryesinë e re ta rrisim konstruktivitetin në organizim dhe të jemi aktual me trajtimin e temave me rëndësi për qytetarin gjilanas.

I pari i AKR-së së Gjilanit tha tutje se  Gjilanit i duhet një parti si AKR, e cila ka njerëzit më të sinqertë dhe punëtor brenda saj, ka kuadro të dëshmuara në profilet e tyre profesionale, andaj janë të gatshëm që në çdo proces zgjedhor të jenë të gatshëm të korrin rezultate që do t’i bëjnë të ndihen krenar.

“Ky rrugëtim i ri, do të jetë motiv shtesë për ne që me tërë energjinë tonë që e kemi si Ekip do të jemi aktual në të gjitha temat me të cilat preokupohen qytetarë të i ngritim në instancat e komunës duke u nisë nga Kuvendi Komunal. AKR Dega në Gjilan, do të jetë zë i fuqishëm për të mirën e përgjithshme të qytetarëve”, ka thënë Ariainit Ibrahimi, i cili nga sot do t’i prijë Degës së AKR-së, në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.