Të nderuar qytetarë,
Unë jam Vehbi Salihu dhe kam marrë besimin e Aleancës Kosova e Re (AKR) që të garoj për Zgjedhjet Komunale 2017 me qëllimin parësor të përmirësimit esencial të qeverisjes së komunës në katër vitet e ardhshme.
Platformën time politike të titulluar “Zotimi im për…” do ta ndaj me ju në disa vazhdime, ditë për ditë, duke shkoqitur në mënyrë koncize dhe të drejtpërdrejtë pikëpamjet e mia për përmirësimin e qeverisjes në komunën tonë.
ZOTIMI IM PËR INFRASTRUKTURËN
Infrastruktura rrugore në komunë është ndërtuar pa ndonjë vizion për zhvillimin e komunës si qendër e rëndësishme që integron Kosovën Lindore në zhvillimet e gjithëmbarshme. Dështimi që të ndërhyhet në disa nyje dhe segmente të rëndësishme rrugore ka bërë që krijohen vështirësi në qarkullim, e për më keq, të rrezikohet edhe siguria e pjesëmarrësve në trafik.
Unë do të angazhohem që të përmes analizave të studiuara me profesionalizëm dhe në bashkëpunimin me ekspertët dhe shkollat profesionale të identifikohen të gjitha pikat e trafikut që vështirësojnë lëvizjen dhe që paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve. Para së gjithash, do të intervenohet në udhëkryqet problematike në periferitë e qytetit dhe në zgjerimin e rrugëve në hyrjet e qytetit.
Sa i përket rimodelimit të rrugëve brenda qytetit, në bashkëpunimin me të gjithë ekspertët dhe hisedarët, do të shqyrtojmë edhe mundësinë e zhvendosjes së stadiumit të qytetit. Përmes kësaj, do të arrinim një rrjet funksional rrugor dhe ndërtimin e një stadiumi të ri që do të plotësonte kërkesat për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Investimet Kapitale
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Transportin Publik
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Administratën e Komunës
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Shërbimet Publike
sponsorizuar nga Vehbi Salihu