DYLON

Ministri Bedri Hamza priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler

Ministri Bedri Hamza priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler, të cilin e falënderoi për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me Institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e Kosovës nga shtetit Austriak, si dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit Ministri Hamza e njoftoi ambasadorin Pfandler për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend. Ministri dhe Ambasadori diskutuan për prioritetet dhe rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit në tërheqjen e investimeve të huaja. Të dy u zotuan për të bashkëpunuar më tutje për të forcuar lidhjet ekonomike ndërmjet të dy vendeve.

Ndërsa, ambasadori austriak Gernot Pfandler e falënderoi Ministrin Hamza dhe e uroi për pozitën, si dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.