Të nderuar qytetarë,
Unë jam Vehbi Salihu dhe kam marrë besimin e Aleancës Kosova e Re (AKR) që të garoj për Zgjedhjet Komunale 2017 me qëllimin parësor të përmirësimit esencial të qeverisjes së komunës në katër vitet e ardhshme.
Platformën time politike të titulluar “Zotimi im për…” do ta ndaj me ju në disa vazhdime, ditë për ditë, duke shkoqitur në mënyrë koncize dhe të drejtpërdrejtë pikëpamjet e mia për përmirësimin e qeverisjes në komunën tonë.
ZOTIMI IM PËR ADMINISTRATËN E KOMUNËS
Administrata e komunës duhet të përtërihet duke punësuar kuadra profesionistë dhe të motivuar.
Unë do të angazhohem pa asnjë rezervë në tre drejtime:
(1) Që procesi i punësimit në administratë të jetë maksimalisht transparent duke kyçur organizatat e shoqërisë civile në rolin e monitoruesve,
(2) Hartimin dhe zbatimin e një plani për ngritjen e kapaciteteve të të punësuarve në administratën publike në përputhje me kërkesat që shtron Qeverisja Elektronike,
(3) Hartimin dhe zbatimin e Planit për Zhvillim dhe Maturim të Administratës Komunale në përputhje me nevojat dhe kërkesat e qeverisjes elektronike dhe shërbimeve digjitale.
Kjo qasje është thellësisht reformuese dhe shumë kërkuese nga ana profesionale. Planifikimi i tyre me kohë është shumë i rëndësishëm në gjetjen e ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare.
Sponsorizuar nga Vehbi Salihu