Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, ka informuar se edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar të jetë aktiv zjarri në Bjeshkën e Fokut në zonën e Rugovës të Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”.
Sipas njoftimeve nga DAPK “Bjeshkët e Nemuna”, zjarri që vazhdon të zgjerohet ndodhet në një lokalitet ku intervenimi me makineri, me ekipet këmbësore apo me mjete tjera që kanë në dispozicion institucionet e Kosovës është i pamundur.
Aktualisht zjarri është duke u përhapur në një zonë fushore që ndodhet shumë afër zonës së pyjeve të breut.
Përhapja eventuale e zjarrit në zonën e pyjeve të kësaj pjese të territorit të parkut do të sillte dëme të rënda në ekosisteme me pasoja te pariparueshme, dhe po ashtu mundë të përfshijë edhe zonën e staneve përreth.
DAPK “Bjeshkët e Nemuna”, edhe sot ka alarmuar njësitë e zjarrfikësve, Agjencinë e Emergjencave dhe institucionet tjera relevante për situatën e krijuar.
AMMK, përsëritë thirrjen dhe kërkesën për të gjitha grupet dhe institucionet që të kontribuojnë dhe ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate. /2LONLINE.com/