Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me anëtarët e Komisionit sot kanë bërë shpërndarjen e 17 pakove Baby Box për 17 përfitues të tjerë.
Politika në fjalë do të vazhdojë, si ndihmë për foshnjat e porsalindura por edhe nënat lehona. Pakoja në fjalë përmban produkte për kujdesin e fëmijës por edhe nënës.
Në kuadër të kësaj pakoje është edhe aplikacioni ‘Foleja’ i cili jep instruksione të sakta për rritjen e fëmijës, e vjen si bashkëpunim mes Komunës së Kamenicës dhe Zyrës së UNICEF në Kosovë. /2LONLINE/