DYLON

Kryetari i Vitisë inspektoi punimet në renovimin e QKMF-së dhe u zotua për investime të tjera në njësitë shëndetësore

Kryetari i Vitisë inspektoi punimet në renovimin e QKMF-së dhe u zotua për investime të tjera në njësitë shëndetësore
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti për të parë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore. Gjatë vizitës, Haliti u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve dhe theksoi rëndësinë e investimeve në sektorin shëndetësor për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të ofruar kushte sa më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor. Ky investim është i një rëndësie të veçantë për të gjithë qytetarët e Vitisë,” tha Haliti.

EkoHigjiena

Renovime të ngjashme janë duke u realizuar edhe në njësi të tjera të QKMF-së, përfshirë ato në Sadovinë, Tërpezë dhe Skifteraj. Kryetari Haliti gjithashtu bëri të ditur se së shpejti do të fillojnë punimet edhe në njësinë e kësaj qendre mjekësore në Letnicë.

Gjithashtu ka vizituar edhe punimet qe po shkojne drejt fundit për ashensorin ne QKMF permes donacionit nga Bashkimi Evropian

Ky projekt i rëndësishëm po realizohet nga buxheti komunal i Komunës së Vitisë, duke treguar përkushtimin e autoriteteve lokale për zhvillimin e shëndetësisë në komunë. Renovimet synojnë të përmirësojnë standardet e ofrimit të shërbimeve mjekësore dhe të krijojnë një ambient më të përshtatshëm për pacientët dhe personelin mjekësor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.