Futbollisti kosovar, Arbër Zeneli është duke punuar për t’u rikuperuar pas lëndimit të rëndë që mori në ndeshjen kundër Malit të Zi në muajin qershor.
Zeneli po vazhdon të rikuperohet në Francë. Lojtari i Reims tashmë ka filluar të stërvitet në ujë.
Në një video të postuar në Instagram shihet Zeneli duke vrapuar në ujë. Zeneli do të mungoj në ndeshjen e kombëtares së Kosovës kundër Anglisë.