Me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor vazhdon kontrolli i trafikut me vetura me pajisje inteligjente “Smart Patrol”, me ç’rast gjatë kësaj jave ka identifikuar:
• 59 mjete në trafik me regjistrim të skaduar, ku përveç shqiptimit të gjobave të njëjtëve u janë marrë përkohësisht targat dhe janë larguar nga trafiku.
• 23 shoferë janë hasur duke drejtuar mjetin mbi shpejtësisë e lejuar.
• 18 shoferë janë hasur duke përdor telefonin mobil gjatë ngasjes dhe po ashtu janë shqiptuar edhe kundërvajtje tjera në trafik.
Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe të kontribuojmë për një siguri më të madhe, apelojmë të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të jenë më të përgjegjshëm ndaj vetes dhe të tjerëve, thuhet në njoftimi ne policisë. /2LONLINE/