DYLON

Rritje të dukshme në regjistrimin e të rinjve në klasën e X-të në shkollat profesionale

Rritje të dukshme në regjistrimin e të rinjve në klasën e X-të në shkollat profesionale
Avatar photo Redaksia

Qendra e Karrierës – IAAP “Mehmet Isai” – Gjilan, ka bërë me dije se vetëdijesimi i të rinjve në përgjithësi, e i prindërve në veçanti për orientimin e të rinjve në karrierë duke ndjekur shkollat profesionale po përmirësohet nga viti në vit.

“Sivjet jemi jashtëzakonisht të kënaqur me procesin e regjistrimit të nxënësve në ShMT “Mehmet Isai”. Kemi një rritje të dukshme në regjistrimin e klasave të X-ta krahasuar me vitin e kaluar në afatin e parë.

EkoHigjiena

Në vitin shkollor 2022/2023 në afatin e parë ishin regjistruar 78 nxënës në total në klasat e X-ta.

Këtë vit 2023/2024 kemi një rritje të dukshme në regjistrimin e të rinjve në klasën e X-të duke arritur numrin prej 179 nxënësve në afatin e parë”, thuhet në njoftimi ne kësaj Qendre.

Qendrat e Karrierës dhe aktivitetet e tyre përmes këshilltareve të karrierës kanë luajtur një rol të rëndësishëm që investimet e qeverisë dhe komunës të jetësohen dhe funksionalizohen, duke sjell rezultate të pritshme në rritjen e nxënësve në shkollat profesionale.

“Dëshirojmë të falënderojmë dhe të jemi mirënjohëse për komunën e Gjilanit dhe në veçanti DKA-në në përkrahjen e vazhdueshme në promovimin dhe mbështetjen që i ka bërë shkollave profesionale, e në veçanti Qendrës së Karrierës dhe ShMT “Mehmet Isai””, thuhet në njoftimin e Qendrës së Karrierës – IAAP “Mehmet Isai” – Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.