Në tetë ndeshjet e para në kampionatin elitar turk, ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ia ka dalur të shënojë katër gola vendimtar për skuadrën nga Stambolli.
Atletico Madridi, Manchester Unitedi, Tottenhami dhe dhe Lazio janë ndër klubet e interesuara për 25-vjeçarin.
Më serioz në këtë drejtim duket Manchester Unitedi dhe Tottenhami, klube që tashmë kanë dërguar skoutë për ta përcjellur nga afër Muriqin.
Megjithatë, sipas mediave turke edhe një tjetër klub i madh është vënë pas Muriqit. Siç raporton “Gunes”, edhe Interi i Antonio Contes ka shprehur interesim për shërbimet e Muriqit.
Pavarësisht se ka në dispozicion Romelu Lukakun dhe Lautaro Martinez, Interi kërkon transferimin edhe të një sulmuesi tjetër.
Ndryshe, drejtuesit e Fenerbahçes e vlerësojnë tejmase Muriqin, dhe të paktën nuk duan ta shesin në janar.
Paraqitjet e tij të mira me Përfaqësuesen e Kosovës dhe Fenerbahçen kanë bërë që shumë klube të shprehin interesim për sulmuesin shtatëlartë.