Kryetari i komunës s Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe nënkryetari i Komunës, Faton Jakupi , janë takuan me veprimtarin nga Bursa e Turqisë, Rexhep Gyndyz (Krivaqa), i cili me origjinë është nga komuna e Kamenicës.
Gyndyz është kryetar і shoqatës së shqiptarëve në Bursa. Që nga pas lufta ka krijuar marrëdhënie vëllazërimi e bashkëpunimi me komunën tonë, si dhe me disa komuna tjera. Në bazë të kontributit tij janë zhvilluar shumë aktivitete dhe realizuar projekte me komunën e Kamenicës. Kësaj radhe ai komunës ia kishte sjell donacionin nga komuna Mustafa Kemajl Pasha, një kamion për bartjen e mbeturinave.
Kryetari Kastrati me një letër falënderimi, e falënderoi kryetarin e komunës nga Bursa, si dhe z. Gyndyz, për vazhdimësinë e kontributit për komunën e Kamenicës me projekte të ndryshme, me një mirënjohje. Ky donacion shumë të vlefshëm do të ndikojë në përmirësimin e nivelit të mirëmbajtjes së pastërtisë në komunën e Kamenicës.