DYLON

Haziri koordinohet me menaxhmetin e “Hidromoravës” për investimet e mëdha në rrjet të ujësjellësit

Haziri koordinohet me menaxhmetin e “Hidromoravës” për investimet e mëdha në rrjet të ujësjellësit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës. Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim koordinues menaxhmentin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Hidromorava”, në krye me drejtorin Muhamet Suliqi.

Kryetari Haziri tha se bashkëpunimi dhe koordinimi i vazhdueshëm me këtë ndërmarrje do të vazhdoj në mënyrë permanente, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta.

Haziri theksoi se përveç marrëveshjes trepalëshe, Komunë-Hidromoravë dhe qeverinë zvicerane, e vlefshme mbi 800 mijë euro, do të ketë edhe investime tjera nga Komuna për investimin në rrjet të ujësjellësit në disa lagje dhe fshtra të qytetit.

EkoHigjiena

Numri një i gjilanasve pohoi se po qeveria komunale po punon që t’i zgjidh problemet e rrjetit të vjetëruar të ujësjellësit, duke bërë zgjidhje afatgjate për ujin e pijshëm për banorët e lagjeve dhe fshatrave të Gjilanit.

Ndërkaq, drejtori i KRU “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke besuar që ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më shumë në të mirë të qytetarëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.