Futbollistët e Feronikelit janë shumë afër kualifikimit në rangun tjetër të garës së Ligës së Kampionëve dhe forcat do t’i masin në ndeshjen kthyese ndaj TNS-së sonte në Prishtinë.
Feronikeli jo vetëm që do të hynte në histori si skuadra e parë kosovare që kalon këtë raund, por futbollistët do të rrisnin të ardhurat e tyre.
Kapiteni Lapidar Lladrovci ka zbuluar shumën e premive për çdo raund që kalojnë në Ligën e Kampionëve.
Nëse eliminon TNS-n, Feronikeli fiton 280 mijë euro nga UEFA, ku 70 mijë prej tyre do t’u takonin lojtarëve, sipas premtimit të dhënë nga presidenti i Feronikelit. Kjo i bie që lojtarët do të përfitonin nga 2500-4000 euro secili.