Sot kryetari i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Kushtrim Kadriu, i shoqëruar nga Flamur Junuzi, vizituan shoqatën “Gilan”, ku u pritën nga drejtoresha e kësaj qendre znj.Filiz Sllamniku nga e cila u njoftuan me veprimtarinë e kësaj shoqate.
Temë diskutimi ishin edhe sfidat me të cilat ballafaqohet shoqata “Gilan”, por theks i veçantë i bisedës ishin edhe sukseset e arritura të kësaj shoqate.
Drejtoresha Sllamniku njoftoi për mbështetjen e parezervë që ka kjo shoqatë nga komuna e Gjilanit, qeveria turke dhe KFORI-i turk në Kosovë.
Kryetari i Lëvizjes “Vatra”, Kushtrim Kadriu u shpreh i impresionuar për funksionalizimin e kësaj shoqate ku tha se tani është e vështirë të mbijetohet ku shumë shoqata janë vetëm në letër pa ndonjë organizim, kurse kjo është një shembull i mirë, një storie të suksesit, ku ideja është jetësuar dhe është bërë realitet duke aftësuar shumë vajza e gra në lëmin e rrobaqepësisë dhe aktiviteteve tjera falas.
Gjithashtu kryetari Kadriu tha se kjo storie suksesi nga ne do të plasohet ku do që do të kemi mundësi duke i inkurajuar edhe gratë e tjera të organizohen në grupe e shoqata të tilla me qëllim përgatitjen e tyre për tregun e punës