DYLON

Shala: Jemi duke e bërë të pamundurën të kthejmë besimin në gjyqësor

Shala: Jemi duke e bërë të pamundurën të kthejmë besimin në gjyqësor
Avatar photo Redaksia

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Afrim Shala ka pritur sot në gjykatë, një grup të studentëve të vitit parë të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Me këtë rast, Shala fillimisht u ka ligjëruar studentëve për organizimin në sistemin gjyqësor të Kosovës, më pas ka prezantuar punën e gjykatës.

Ai ka shtuar se gjyqtarët janë duke punuar shumë për të kthyer besimin në gjyqësor.

EkoHigjiena

“Jemi duke e bërë të pamundurën për të kthyer besimin në gjyqësor. Gjyqtarët e gjykatës tonë punojnë më shumë se gjyqtarët e shteteve të rajonit, mirëpo sfidë për ne mbetet numri i vogël i gjyqtarëve dhe kjo pastaj po e pamundëson zvogëlimin e lëndëve në gjykatë”, ka thënë Shala.

Nga ana tjetër, Arlind Ajvazi Kryetar i Këshillit të Studentëve të Fakulteti Juridik në Universitetin “Kadri Zeka”, ka falënderuar Ushtruesin e Detyrës për mikpritjen dhe ligjëratën e dhënë për studentët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.