Kalimi i kufirit për në Kosovën Lindore është bërë i paparashikueshëm dhe mjaftë shqetësues, kjo për faktin se shqiptarët e dëbuar nga atje, e të cilët ende kanë dokumente valide të Serbisë po arrestohen.
Këtë po e bëjnë me arsyetimin se u është pasivizuar vendbanimi, thuhet në një reagim t Ëlëvizjes Qytetare “Vatra”.
Sipas Lëvizjes Vatra, pas arrestimit ata dërgohen në gjykatat më të afërta ku iu shqiptohet një gjobë, pastaj iu konfiskohen dokumentet dhe në fund depërtohen për në Kosovë.
Viktima të këtij veprimi të Serbisë kryesisht janë banorët e Malësisë së Bujanocit.
Kjo dukuri ka nisur katër muaj më parë dhe ka ardhur pastaj gjithnjë duke u shpeshtuar.
Më herët nuk është vërejtur diçka e tillë.
Ky veprim ka zënë fill menjëherë pas paralajmërimit të Ivica Daçiçit në Parlamentin e Serbisë lidhur me çështjen e pasivizimit të dokumenteve, thuhet në reagimin e “Vatrës”. /2LONLINE.com/