Lugina, Malësia e Bujanocit ka shumë arsye të nderojë me mirënjohje speciale bamirësin, ndërmarrësin, birin e saj, Sevdail Hazirin.
Lugina ndihet krenare që ka pasur fatin të ketë një ndërmarrës të kalibrit Evropian, një njeri që tërë jetën jetojë e veproi për të mirën e çështjes Kombëtare, thotë Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes “Vatra”.
Sipas tij, ”Vatra” me një mirënjohje speciale ka nderuar për punën, kontributin dhe të arriturat në fushën e ndërrmarrësisë Sevdail Hazirin i cili siç u tha në këtë eveniment për asnjë moment nuk e harroi vendlindjen dhe ti mbrojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës.
Kushtrim Kadriu kryetar i Lëvizjes “Vatra” tha se ndihet krenar të nderoi me mirënjohje, Sevdail Hazirin njeriun e shpresës për qindra punëtorë anë e mbanë trojeve shqiptare, të cilët gjetën strehë, punë e shpresë në ndërmarrjen e Sevdail Hazirit.
Nga ana e tij, Haziri shprehu falënderimin për këtë nderë që ju bë nga Lëvizja “Vatra”.
Pjesë e eventit ishte edhe deputeti popullor, Fatmir Hasani i cili tha se shëmbullin e Sevdailit duhet ta ndjekin edhe bashkatdhetarët e tjerë që t’i qëndrojnë afër Kosovës Lindore.