Në Gjilan hapet eskpozita “12 Muajt e Vitit 2018”

Në Gjilan hapet eskpozita “12 Muajt e Vitit 2018”

Në kuadër të aktiviteve në shënim të festave të fundvitit, në Gjilan është hapur sot ekspozita “12 Muajt e Vitit 2018”, e cila është shpalosur në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” dhe është organizuar nga nxënësit e Shkollës së Mesme të Artit Pamor.

Në këtë ngjarje, ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili ka përgëzuar nxënësit për punën e madhe që kanë bërë gjatë tërë vitit.

“Ju uroj për ekspozitën dhe ju përgëzoj për punën e madhe që keni bërë në ekspozimin e artit tuaj për dashamirët. Shpresoj shumë që në vitin e ardhshëm do të vazhdoni me suksese edhe më të mëdha. Kjo ekspozitë po realizohet në kuadër të aktiviteteve maratonike në shënim të festave të fundvitit”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ndryshe, të enjten do të mbahen edhe një sërë aktivitetesh: në ora 10:00 bëhet shpërndarja e dhuratave fëmijëve të OJQ-së “ PEMA”, në 11:00 shpërndahen dhuratat e fëmijëve në Spitalit Regjional, ndërkaq në ora 12:00 bëhet shpërndarja e fëmijëve në OJQ-në “LIRIA”.

KOMENTE