Zelfije Bajramaj ka arritur një rekord të paimagjinuar, ajo ka shënuar gjithësej 22 gola në portën e Drenicës.
Feronikeli skuadra ku luan Bajramaj ka arritur fitore me rezultat 40:0 në Skenderaj kundër Drenicës, ndeshja është zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës.
“Kjo lojë e tregon më së miri diferencën në mes ekipeve tona në Superligë, ne thjesht zhvilluam lojën tonë të zakonshme, nuk kishim për qëllim të nënçmonim ekipin kundërshtar, por ky është realiteti i Superligës sonë”, ka thënë Zelfije Bajramaj.
Kurse golat e tjera u shënuan nga Bahtije Miftari 5, Arbenita Curraj 5, Rita Olluri 3, Feride Kastrati 3, Fatbardha Kastrati e Arta Bulliqi nga 1.