Futbollisti kosovar, Valon Berisha ka thënë se përballja me Malin e Zi është njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme deri më tani.
Ai është ndarë i gëzuar me kthimin Vedat Muriqit dhe Milot Rashicës, ndërsa beson që fitorja do t’i takojë Kosoves pas 90 minutave.
“Është test shumë i madh, do të jetë vështirë. Mali i Zi është ekip i fortë. Por jemi në shtëpi, kemi tifozët me vete, kemi mbështetjen dhe do duhet të shkojmë për fitore. Është si një finale për ne. Duhet ta shikojmë si finale, ta fitojmë këtë e më pas na pret edhe një finale, por tani duhet të koncentrohemi te kjo ndeshje. Në ndeshjen e parë kam qenë i lënduar dhe nuk e di shumë mirë si ka shkuar ndeshja. Do të jetë ndeshje e vështirë, shumë fizike”, ka thene Berisha.
Me tej ai ka shtuar se pergatitjet po vazhdojne intensivisht.
“Duhet të përgatitemi mirë në këto ditë që na kanë mbetur. Do të shkojmë për fitore por e di që do të jetë vështirë. Ata nuk kanë çka të humbin dhe vijnë këtu për të bërë lojë të mire. Për këtë do të jetë vështirë dhe duhet të jemi të përgatitur. Nëse mendojmë që do të jetë lehtë, do të jetë gabim shumë i madh. Miloti e Vedati janë lojtarë kyç dhe janë në formë shumë të mirë dhe janë shumë të rëndësishëm për ne. Besoj se ndaj Malit të Zi do të kemi hapësirë më të madhe se ndaj Gjibraltarit”, është shprehur Berisha.