Rruga e Kosovës drejt kualifikimit, kjo është mënyra e vetme

Rruga e Kosovës drejt kualifikimit, kjo është mënyra e vetme

Kosova do ta ketë shumë të vështirë kualifikimin në Euro 2020 prej ndeshjeve që po zhvillohen në kuadër të fazës së grupeve. Fitorja e mbrëmshme e Republikës Çeke 2-1 ndaj Anglisë, ka vështirësuar punët e ‘Dardanëve’ për Kampionatin Evropian.

Aktualisht, gjendja në Grupin A është tejet e turbullt, me Anglinë në vendin e parë me 12 pikë, aq sa kanë edhe çekët, tanët në vendin e tretë me tetë, Mali i Zi dhe Bullgaria me nga tre sosh.

Kosova do të përballet të hënën me malazezët në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e që fitorja është opsioni i vetëm.

Më 14 tetor, ‘Dardanët’ do të udhëtojnë për te Republika e Çekisë e që edhe këtu duhet të fitojmë patjetër.

Më 17 nëntor, Kosova do ta pret Anglinë, derisa në këtë përballje na duhet një barazim, ndërsa fitorja do na kryente shumë punë.

Nëse Përfaqësuesja e Kosovës nuk arrin ta bëjë këtë gjë, atëherë mundësia e fundit është përmes Ligës së Kombeve, ku aty do të takohemi në marsin e vitit 2020 me Maqedoninë, gjersa në rast se kalojmë në finale, do ta presim fituesin, Bjellorusi – Gjeorgji.

KOMENTE