Jemi në vitin 2021. Numri i im është 21. LDK e ka 132.
Më 14 shkurt, është Dita e Shën Valentinit dhe dita e votimit të Valentinës, zërit të qytetarëve të kësaj ane.
Qyteti i Gjilanit dhe krejt Anamorava, e ka pasur dhe do ta ketë një përfaqësuese, një adresë.
Jam krenare me votimin e statutit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”. Me votimin e projektit për heqjen e ujërave të zeza dhe impiantin multimilionësh që do të ndërtohet në Komunën e Gjilanit. Me projektet e sjella në Anamoravë, bashkë me fuqinë edhe të liderit të saj, Lutfi Hazirit, ku hyrje-daljet e sheshet e gjata, po i japin pamjen e një qyteti modern. Por Gjilani ka nevojë për më shumë mbështetje, projekte e linja buxhetore. Në mandatin e ardhshëm, do të insistoj për rritjen e buxhetit për projektet e Anamoravës.
Do të bashkëpunoj me deputetët e kësaj ane, për një zë të fuqishëm në mbrojtje të projekteve të Gjilanit, Vitisë, Kamenicës e Artanës.
Nuk më ka interesuar kurrë dhe as nuk më intereson partia prej nga vjen deputeti, kur është në pyetje interesi i Anamoravës e Gjilanit. Në çdo nismë për qytetin, komunën e rajonin tonë, do të jem zë i fuqishëm, votë dhe adresim.
Anamorava e Gjilani, duhen ta votojnë zërin e tyre, përfaqësimin më besnik, numrin 21, bashkë me numrin e partisë, LDK-së, nr. 132.
Do të mbroj projektet dhe investimet kapitale të Gjilanit. Do të përkrahi bizneset për gratë, punësimin për studentet e diplomuara, subvencione për bujqit. Do të jem zë i kërkesave të banorëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, për furnizim me dokumente, e rritje të kuotës për studentët e kësaj ane, e veçmas vajzave. Zë i studentëve, ndërtimit të kampusit universitar e modern për universitetin e Gjilanit.
Nuk ka deputet që ka përmendur më shumë Gjilanin në Kuvendin e Kosovës, sesa Valentina me nr. 21.
Do të adresoj përshpejtimim e autostradës dhe mbikëqyrjen e rreptë të cilësisë së punimeve. Nxitjen e investimeve, mbështetjen e fabrikave e punësimin.
Hajde, qyteti im, ana ime e zemrës, më jepni besimin, e keni tek unë derën e çelur 24h!
Hajde Gjilan e Anamoravë, ftoni miqtë, familjarët, shokët e shoqet, kolegët e punës, këdo, ta mbështesni numrin 21!
Besën ua jap, Gjilani do të jetë si temë, gjithmonë në Kuvendin e Kosovës, për projekte gjigante!
Çdokush e ka një adresë për çdo brengë. E ka numrin 21.
Hajde Gjilan, Italia jonë e vogël!