“Vërtet, dita e diel, duhet të bëhet ditë pushimi edhe në Gjilan. Punëtorët duhet të kenë pushim të mjaftueshëm, kohë të lirë për familjet e tyre dhe të argëtohen”.
Kështu ka shkruar në profilin e saj, Valentina Bunjaku – Rexhepi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Parlamentin e Kosovës.
Ja postimi i plotë:
Vërtet, dita e diel, duhet të bëhet ditë pushimi edhe në Gjilan. Punëtorët duhet të kenë pushim të mjaftueshëm, kohë të lirë për familjet e tyre dhe të argëtohen. 40 orë në javë, mjaftojnë. 8 orë punë, 8 gjumë dhe 8 pushim në ditë. Një jetë kemi dhe duhet jetuar të gjithë me dinjitet. Çdo të diele pushim, edhe në qytetin tonë.