Shoqëritë civile, OJQ-të sinonim i trampolinës për politik

Shoqëritë civile, OJQ-të sinonim i trampolinës për politik

Nocioni i shoqëria civile apo shoqëria qytetare është tërësia e organizatave dhe institucioneve shoqërore qytetare vullnetare që formojnë themelin e funksionimit të shoqërisë si anë e kundërt mbështetëse e një shteti (pavarësisht nga sistemi politik i tij) dhe institucioneve tregtare.

Shkruan: Flurim ARIFI

Si shoqëri civile nënkuptohet një pjesë brenda për brenda një shoqërie që ka lindur në mesin e një sfere shtetërore, ekonomike dhe private, si edhe midis shtetit, tregut dhe familjes. Kjo pjesë njihet si hapësirë publike, e cila sot formohet nëpërmjet nismash, bashkësish, lidhjesh, shoqatash dhe nga një numër i shumtë shoqërish të pavarura nga shteti me trajta dhe nivele organizatash të ndryshme.

Falë traditës dhe përkushtim të shteteve të zhvilluara me demokraci të lartë, shoqëritë civili kanë ekzistuar dhe kontribuar në shtet ndërtimin, zhvillimin, konsolidimin dhe demokratizimin e shoqërive të ndryshme nëpër botë. Roli dhe rendësi a shoqërive civile, OJQ-ve, mendimit kritik, në parim do të duhej të ishte zëri i asaj kategorie të shoqërisë e cila nuk ka mundësi direkt të shpreh, mbroj apo të shpreh të drejtat apo liritë e tyre të garantuar me norma ndërkombëtare.

Fuqizimi i shoqërisë civile dhe zgjerimi i ndikimit të saj në bërje të politikave ka qenë një nga synimet kryesore të angazhimit ndërkombëtar në Kosovë që nga ditët e hershme. Sigurisht, kjo është një nga synimet kryesore në çfarëdo agjende të ndërtimit të demokracisë të sponsorizuar nga faktorët ndërkombëtar në çfarëdo rajoni e që është në tranzicion shtet formues. Arsyetimi për këtë veprim qëndron në besimin se një shoqëri e gjallë përfaqëson një nga faktorët e fundit të konsolidimit të demokracisë.

Në Kosovë të regjistruara janë më shumë se 9,500 (numër në rritje) organizata të shoqërisë civile, shumica e granteve nga fondet publike vijnë nga niveli qendror (61.8%), dhe rreth 38.2% nga komunat. Burimet tjera të financimit, si donacione nga kompanitë private, shitja e mallrave dhe shërbimeve, apo të hyra nga tarifat e anëtarësisë mbesin relativisht të ulëta. Duke e patur në konsideratë numrin kaq të madh të OJQ-ve dhe buxhetin e tyre që arrin në miliona brenda vitit, ne do të mund të shpresonim që shoqëri jonë në përgjithësi do të duhej të zhvillohej në atë shkallë sa që edhe shtete e Unionit Evropiane do të na lakmonin demokracinë tonë. Por fatkeqësisht realiteti është i kundërt, shumica e OJQ-ve, shoqëritë civile dhe mediat janë në shërbim të grupacioneve, individëve, biznesmenëve etj. (me përjashtime gjithmonë).

Një ndër arsyet se pse shoqëri kosovare ka humbur besim në zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë sonë në përgjithësi, janë edhe po këto shoqëri civile, OJQ-të, mediat, portalet etj., që gojën e kanë plot zhvillimi, drejtësi, barazi e që në të vërtetë pohojnë ma shumë fonde dhe asgjë ma shumë.

Mos të keqkuptohemi, padyshim që fajtori kryesor për mos zhvillim të shteti tonë mbetet POLITIKA, por ama edhe këta të ashtuquajturit shoqëri civile aty janë gjithmonë përreth politikës duke bërë politikë, por vetëm të maskuar nën petkun e ‘shoqërisë civile’.

Për të konkluduar, është e drejtë e se cilit që të merret me politikë dhe me shoqëri civile, OJQ-ë, media, analiza etj., por së paku nuk ka nevojë që të maskohemi si të pafajshme përballë ambicieve tona, tek e fundit është e drejt e jonë të kemi ambicie.

Inspiruar nga dy apo tre përfaqësues të ‘shoqërisë civile’ të zhveshur nga petku i ‘pafajësisë’ dhe të mbështjellë nën petkun e politikës.

Mos u tut, shpreh ambicien tënde!

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE