Në një vizitë lamtumirës në komunat Bujanoc dhe Preshevë shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku është pritur edhe në zyrën Partisë Demokratike nga kryetari Nagip Arifi me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë këtij takimi u bisedu miqësisht për punën e deri tanishme të Sadikut dhe kontributit të tij për procese të ndryshme politike në këtë rajon, shkruan Titulli.com.
Valdet Sadiku ka falënderuar, kryetarin e Partisë Demokratike Nagip Arifin për mardhëniet e mira dhe për punet e realizuara gjatë kësaj periudhe.
Kryetari i PD-së, Nagip Arifi vlerësoi lartë kontributin e Sadikut në angazhimin e tij gjatë mandatit pesë vjeçar për të zgjidhur problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Në emër të Partisë Demokratike në Bujanoc u nda mirënjohje në shenjë falënderimi për Valdet Sadikun duke uruar në suksese tjera.
BURIMI: Titulli.com