Ekipi i vajzave të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” janë shpallur kampione rajonale në futsall në garat që janë mbajtur këtë të hënë në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.
Gjimnazistet gjilanase kanë qenë më të mira se bashkëmoshataret e tyre nga Kamenica dhe Vitia dhe me plotë meritë do t’a përfaqësojnë Rajonin e Gjilanit në garat republikane të Sportit Shkollor.
Këto futbolliste të vyera që udhëhiqen nga profesori i kulturës fizike dhe sportit Blerim Shala kanë qenë më të mira se bashkëmoshataret e tyre.
Në ndeshjen e parë kanë mundur shkollën përfaqësuese të Komunës së Kamenicës me rezultat të thellë 7:1 e më pas kanë mundur edhe shkollën përfaqësuese të komunës së Vitisë me rezultat 2:0. /2LONLINE/