DYLON

Edhe një i arrestuar në Veri për rastin e marihuanës që u konfiskua ditë më parë

Edhe një i arrestuar në Veri për rastin e marihuanës që u konfiskua ditë më parë
Avatar photo Redaksia

Antidroga e Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës, pas hetimeve të kryera, arreston edhe një person tjetër lidhur me rastin e datës  24.03.2023, ku ishin konfiskuar mbi 4 kg marihuanë.

Sot më datë 27.03.2023 njësia e antidrogës (DHTN) Mitrovicë veri pasi hetimeve të bëra për  rastin e datës 24.03.2023 ku është konfiskuar një sasi e drogës, kanë arrit të identifikojnë dhe lokalizojnë edhe një të dyshuar tjetër me iniciale (I. R.).

EkoHigjiena

I dyshuari i lartcekur është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Si prova materiale Policia nga i dyshuari ka sekuestruar një automjet dhe një telefon, përderisa njësia e antidrogës së Mitrovicës veri janë duke kryer hetime relevante për rastin. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.