DYLON

100 pako ushqimore për skamnorë

100 pako ushqimore për skamnorë
Avatar photo Redaksia

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan në koordinim me Shoqatën Humanitare “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, ka ndarë 100 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Këto pako përbëheshin prej gjërave më elementare për përgatitjen e iftarit dhe të syfyrit.

EkoHigjiena

Pakot ishin donacion nga shoqatat kuvajtiane dhe donatorët vendorë në projektin Sofra e Ramazanit.

Sipas njoftimit të koordinatorit të Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, Ilaz Mustafa, aksioni Sofra e Ramazanit vazhdon edhe më tutje, ku donatorët mund të kontribuojnë me 40 euro për çdo pako ushqimore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.