Kursantët nga Qendra e Arsimimit Profesional, të Nënoficerëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ( FARSH), dje gjatë ditës kanë qëndruar për vizitë në Kosovë, dhe në shoqëri të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bënë homazhe pranë kompleksit memorial në Prekaz dhe vizituan Kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog.
Gjatë qëndrimit të tyre në Komandën e Forcave Tokësore, palët shkëmbyen eksperiencat, gjithashtu prezantuan detyrat dhe aktivitetet kryesore të nënoficerëve në të dy vendet dhe shpalosen idetë dhe domosdoshmërinë e praktikumit të vizitave studimorë ndërmjet dy forcave.
Në kuadër të bashkëpunimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ushtarakët e të dy vendeve trajnohen dhe shkollohen nga trajnimet që ofrohen nga dy shtete, duke ngritur kështu nivelin e përgatitjeve profesionale të pjesëtareve. /2LONLINE/