DYLON

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga Ushtria Turke

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga Ushtria Turke
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të planit vjetor të stërvitjes për vitin 2022, në Kazermën “Minatori” në Mitrovicë, ekipet trajnuese të ushtrisë Turke realizuan trajnimin “Operacionet e Sulmit, Mbrojtjes dhe Urbane”, me pjesëmarrës të Regjimentit të tretë Forcave Tokësore.

Gjatë realizimit të trajnimit u trajtuan temat: Kamuflimi, Operacionet Ofanzive, Operacionet Defanzive, Lufta urbane, Prita, Marshim ditën dhe natën, Navigim tokësor, Lëvizje taktike me mjete të blinduara, Qitje, Qarje të pengesave, Hapje të pozicioneve, EOD dhe Test fizik të Ushtrisë Turke.

EkoHigjiena

Trajnimi ka përfunduar me demonstrimin e Operacioneve Ofanzive, Defanzive dhe Lufta Urbane, me ç‘rast pjesëmarrësit testuan në praktikë nivelin e njohurive të përfituara gjatë trajnimit.

Në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin Shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore, Komandanti i Regjimentit të tretë të Këmbësorisë si dhe përfaqësues nga Ushtria Turke. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.