Ushqimet që janë të pasura me shumë kolesterol dëmtojnë organizmin tonë veçanërisht mëlçinë.
Por, janë shumë ushqime që na ndihmojnë të pastrojmë mëlçinë nga konsumimi i ushqimit jo të shëndetshëm dhe të dëmshëm, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë janë disa prej tyre:
Hudhra
Është e pasur me selenium dhe enzima të tjera që pastrojnë mëlçinë.
Grejpfruti
Ka shumë vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë që pastrojnë mëlçinë dhe e bëjnë sistemin imunitar më stabil. Një gotë me lëng grejpfruti ndihmon pastrimin e organit të mëlçisë për të larguar toksinat dhe kaloritë e dëmshme.
Rrepat dhe karrotat
Janë dy perime që kanë shumë flavonoide dhe beta karoten që ndihmojnë në përmirësimin dhe stimulimin e këtij organi vital për organizmin e njeriut.
Perimet e gjelbërta
Të gjitha perimet me gjethe të gjelbërta janë shumë të pasura me përbërës që ndihmojnë në largimin e toksinave nga gjaku, neutralizojnë metalet dhe pesticidet e pranishme,
Mollat dhe avokado
Avokado prodhon një element që pastron mëlçinë ndërsa mollat ndihmojnë në funksionimin më të mirë të sistemit të tretjes.
Limoni
Sido që konsumohet limoni, qoftë si frut ose si lëng është shumë I pasur me vitaminën C që ndihmon në absorbimin e materialeve toksike që ka krijuar organizmi. Nëse konsumohet ujë me limon në mëngjës, forcohet organi I mëlçisë.
Arrat
Janë të pasura me aminoacide, omega 3 që ndihmojnë në detoksifikim.
Lakra
Aktivizion enzimat që të pastrojë elemente toksike nga trupi dhe në balancimin e kolesterolit në organizëm.
Burimi: Klan Kosova