• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Shneta
  3. Ushqimet që luftojnë virozat e stinës
Shneta

Ushqimet që luftojnë virozat e stinës

Elife Sherifi 21 Mars, 2020 3 minuta lexim
 Ushqimet që luftojnë virozat e stinës

Jemi në sezonin kur të gjithë, në punë, shkollë, shtëpi, duken të sëmurë. Por, nëse doni të shmangni viruset e dimrit ndërkohë që netët ftohen, duhet të dini që zgjedhja e dietës së duhur mund të ketë një efekt të fuqishëm.

Hudhër

Mund të shkaktojë erë të keqe në gojë, megjithatë, përfitimet e shumta që sjell hudhra në shëndet na bëjnë ta harrojmë erën e keqe.

Nëse nuk mund ta hani atë të gjallë, përfshijeni në gatime të ndryshme.

Boronica

Ky superushqim vjen me përfitime të shumta shëndetësore. Prandaj është ushqimi perfekt për të mbështetur sistemin imunitar në luftën kundër viruseve të dimrit.

Supa  e pulës e gatuar në shtëpi

Thonë se supa e pulës është e mirë për shpirtin. Duhet shtuar se është e mirë edhe për trupin gjithashtu, pasi është një nga gatimet më të mira për të luftuar gripin.

Ka veti anti-virale, plus që ju bën të ndiheni më mirë kur jeni pak të dobët ose keni të ftohtë.

Patatet e ëmbla

Perimet me rrënjë portokalli duhet të hahen me bollëk nëse doni të parandaloni ftohjen, thotë Sophie.

Ato janë të pasur me beta-karotene, që kthehet në vitaminën A. Vitamina A nga ana tjetër ndihmon në përmirësimin e sistemit dgjestiv dhe bllokon bakteret e dëmshme, që shkaktojnë ftohjen.

Bajamet

Ekspertët e shëndetit sugjerojnë gjithmonë që të zëvendësoni biskotat e yndyrshme me një grusht me bajame kur jeni të uritur,

Këto fruta të thata përmbajnë gjithashtu një sërë përfitimesh shëndetësore, që mund t’ju ndihmojnë në luftimin e baktereve, sipas Sophie.

Kos

Kosi ju mban të shëndetshëm dhe në formë gjatë gjithë dimrit. Ai lufton bakteret e këqija ndërkohë që ushqen bakterin e mire.

Lulelakër

Lulelakra është ushqimi që duhet të konsumoni më shumë gjatë dimrit nëse nuk doni të sëmureni.

Ajo është një antioksidues që lufton të gjitha infeksionet. Është e mirë për t’u përdorur në supë dhe një alternativë e mirë e grurit nëse  e ktheni në oriz me lulelakër.

Ujë

Uji është ushqimi që duhet të konsumohet njësoj gjatë gjithë muajve të vitit. Megjithatë, duhet të përmendim se ai është i mirë në rast ftohje dhe gripi, pasi ndihmon trupin të nxjerrë jashtë toksiant dhe bakteret.

Mjaltë

Mjalti është një super ushqim, që rrit sistemin imunitar dhe shërben si antioksidues. Ai ka veti antibakteriale, antivirale, antioksiduese, që e bëjnë mbështetësin ideal të imunitetit.

Etiketat:Hudhra Mjalt uji ushqimi Viroza
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Nacionale

Ministri Mehaj u prit në takim nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të

18 Maj, 2022
Nacionale

FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “EFES 2022”

18 Maj, 2022
Nacionale

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca priti në takim presidentin e Malit të

18 Maj, 2022
Gjilan

KPF rekomandon për Kuvend anulimin e vendimit për PZHK 2021-2029  

18 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Si të ushqehemi gjatë festave të fundvitit?!

30 Dhjetor, 2021

Si të kemi një mënyrë jetese të shëndetshme

13 Dhjetor, 2021

Ky është Projekti madhor i Lutfi Hazirit për ujin

9 Nëntor, 2021

Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e 9-të të përbashkët ballkanike për vlerën e ujit

3 Nëntor, 2021

Gjilan: Ja ku do të ketë sot ndërprerje të ujit

29 Tetor, 2021

Ja në cilat pjesë të Gjilanit do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e defekteve

27 Tetor, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com