Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut perms LuxDev S.A. dhe Qeveria e Austrisë, përmes Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) i dhuroi sot Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike të Kosovës (IKShPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë 41.000 komplete testimi për COVID- 19.
Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë, Znj. Valbona Bogujevci, Ndihmëse e Përfaqësues së Përhershme në UNDP, Z. Christoph Weidinger, Ambasador i Austrisë në Kosovë si dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShPK-së morrën pjesë në ngjarjen e cila do të zhvillohet në lokalet e Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike.
Ministri Zemaj u shpreh shumë falënderues për këtë kontribut të çmuar, për të cilin tha se do t’i ndihmojë institucionet e Kosovës për ballafaqim me pandeminë Covid-19.
“MSh dhe IKSHP janë shumë falënderues për këtë kontribut, i cili lehtëson punën e institucioneve dhe njekohësisht krijon mundësi për rritjen e testimeve për diagnsostikim të Covid-19”, tha Ministri Zemaj.
Ambasadori austriak Christoph Weidinger tha se është i lumtur që qeveria e vendit të tij dhe partnertët e tjerë po e ndihmojnë popullin e Kosovës në luftimin e pandemisë Covid -19.
Znj. Valbona Bogujevci tha se është shumë me rëndësi që në këtë fazë sikurse institucionet që duhet të përkujdesen për qytetarët, edhe këta ta bëjnë të njëjtën gjë duke ju lehtësuar punën institucioneve në menaxhimin e pandemisë Covid -19.
Komletet për testim janë blerë me 500,000 Euro, nga marrëveshja me Qeverinë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut përmes Lux Development S.A dhe marrëveshjes me Qeverinë e Austrisë përmes Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim në vlerë të përgjithshme prej 250,000 Euro.