Ja nga cilat lokalitete janë të prekurit e fundit me korona virus në Viti

Ja nga cilat lokalitete janë të prekurit e fundit me korona virus në Viti

Gjatë takimit të sotëm të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili njëherit është edhe kryesues i këtij komiteti kërkoj nga qytetarët që të respektojnë rekomandimet e ekspertëve, të mbajnë distancën, të vendosin maskën si dhe të mbajnë higjienën personale.

Ai tha se Komuna e Vitisë vazhdimisht por merr masa në parandalimin e përhapjes së virusit pandemik COVID-19 dhe tha se po vazhdohet me dezinfektime dhe klorifikime të hapësirave të ndryshme në veçanti të hapësirave institucionale.

Ndërkaq Hanife Jonuzi, Drejtoresh për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti, bëri me dije se është mbyllur ambulanta në fshatin Sadovinë pasi që një person që ishte prekur me këtë virus ishte trajtuar aty.

Ndërkaq sipas Vjollca Kadolli-Halili vetëm dje në komunën e Vitisë, nga ky virus janë prekur 12 persona dhe atë në këto lokalitete: (4) qyteti i Vitisë, (2) Pozheran, (2) Ramjan, (2) Sllatinë e Epërme, (1) Beguncë dhe (1) nga Çifllaku.

KOMENTE