DYLON

Kamenica me 81 raste të identifikuara me koronavirus: 56 të shëruar, 22 raste aktive, 3 të vdekur

Kamenica me 81 raste të identifikuara me koronavirus: 56 të shëruar, 22 raste aktive,  3 të vdekur
Avatar photo Redaksia

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se edhe nje qytetar i Komunës së Kamenicës i prekur me COVID-19 ka humbur jeten.

Kryetari i Komuns së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka ngushëlluar familjen e të ndjerit dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes më të madh.

“Fatkeqësisht edhe një qytetar nga komuna jonë humbi betejën me #COVID19. Ky është rasti i dytë i konfirmuar sot nga IKShP që ka përfunduar me fatalitet, kurse numri i të vdekurve nga virusi SARS-CoV-2 ka arritë në tre. Pa dashur të shkaktoj panik, ju lus të gjithëve për kujdes! Respektoni udhëzimet sepse tani kujdesi ndaj vetes e njerëzve përreth varet prej nesh.Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka thënë Kastrati.

EkoHigjiena

Bilanci me virusin SARS-CoV-2 në komunën e Kamenicës:
• 81 raste të identifikuara;
• 56 të shëruar;
• 22 raste aktive;
• 3 të vdekur.

Bëni kujdes, mbrojeni vetën dhe familjen duke mbajtur distancë, vendosur maskë dhe pastruar duart shpesh!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.