Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilani përfaqësuar nga Rektori, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe Infotech Academy, i përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv, Burim Sherifi, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ngritjen profesionale të studentëve të UKZ-së.
Marrëveshja në fjalë ka për qëllim që Infotech të ofrojë laboratorët e tyre për qëllime të përbashkëta, të rekrutojë stafin e ardhshëm mundësisht edhe studentët praktikant të UKZ-së, të jetë bashkëpunëtorë i ngushtë i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike për krijimin e programeve të reja studimore, me interes të përbashkët, duke qenë partner serioz edhe gjatë proceseve të akredimtimit të FSHK-së.
Po ashtu në marrëveshje është paraparë edhe realizimi i punës praktike të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” në NTSH InfoTech. Kushtet e pranimit të studentëve për praktikë në NTSH Infotech do të vendosen bashkërisht nga të dy palët.
InfoTech Academy ofron për të gjithë studentët e Universitetit “Kadri Zeka” një sërë trajnimesh nga Cisco Academy pa pagesë siç janë:
– Introduction to Internet of Everything
– IoT Fundamentals: Big Data & Analitics
– Introduction to Syber Security
– Entreprenueship
– NDG Linux I
– Get Connected
– Introduction to Packet Tracer
Kohëzgjatja e këtyre trajnimeve do të jetë 3-6 muaj që ti përfundojnë për secilin trajnim. Sipas marrëveshjes InfoTech Academy për të gjithë studentët e dalluar ofron 30% zbritje për trajnimet e Cisco-s si në vijim:
– IT Essentials (kohëzgjatja 3-4 muaj)
– Cisco CCNA Neë I,II,III (kohëzgjatja 8-10 muaj)
– Cisco CCNP Encor (kohëzgjatja 4-5 muaj)
– Krimet Kompjuterike (kohëzgjatja 4-6 muaj)
– Ëindoës Server fundamentals 2016 (kohëzgjatja 2-3 muaj)
– C# (C Sharp) (kohëzgjatja 3-4 muaj)
– Java (kohëzgjatja 6-8 muaj)
– Java Script (kohëzgjatja 8-10 muaj)
– Python (kohëzgjatja 3-4 muaj)
Derisa për profilizimi dhe specializimi post diplomik në:
– Netëork enginering
– Cyber Security
– Java Developer
– HTML Developer
– Python Developer
Me ç ‘rast të sapodiplomuarit do të bëjnë praktikën në projekte reale dhe konkrete, e cila do ti përgatis direkt për treg të punës.
Po ashtu sipas marrëveshjes UKZ-ja do të mbështes NTSh Infotech Academy në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personalit të saj, me programet e saj arsimore në të gjitha nivelet, pjesëmarrje në trajnime të ndryshme apo ligjërata, sipas kërkesave edhe për seminare dhe konferenca të ndryshme që NTSh Infotech Academy organizon. /2LONLINE.com/