DYLON

Ismajli: Rënia e numrit të rasteve aktive në Gjilan nuk lejon komoditet, apeloj për respektim të masave anti-COVID-19

Ismajli: Rënia e numrit të rasteve aktive në Gjilan nuk lejon komoditet, apeloj për respektim të masave anti-COVID-19
Avatar photo Redaksia

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin të premten për  vlerësimin e situatës në dy ditët e fundit.

Nënkryetari Ismajli tha se rënia e numrit të rasteve aktive nuk lejon komoditet, pasi virusi është në mesin tonë.

EkoHigjiena

Në emër të Komitetit, Ismajli u ka bërë apel ndaj qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit, mbajtjen e maskës dhe mos grumbullimin.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 9629 mostra, 3467 kanë rezultuar pozitivë, 3258 janë shëruar, 107 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 108 raste janë aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë 23 persona dhe 155 mostra në pritje për rezultat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.