Në Bujanoc kanë filluar ushtrimet ndërkombëtare ushtarake “Ujku Platinum 2018”, e cila do të zgjasë deri më 22 Qershor.
Po marrinë pjesë 500 oficerë , nënoficerë dhe ushtarë të forcave të armatosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Mbretëria e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Hungaria, Rumania, Mali i zi dhe Serbia, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, transmeton Titulli.com.
Ushtrimi nga tema “ taktikat, teknikat dhe procedurat në operacionet shumëkombëshe – armë jo-vdekjeprurëse” dhe “operacione paqeruajtëse”, pjesëtarët e ushtrive pjesëmarrëse do të ushtrojnë përdorimin e armëve jo-vdekjeprurëse si dhe procedurat dhe veprimet kur angazhohen në operacione ndërkombëtare në një mjedis ndërkombëtar.
Qëllimi është që nëpërmjet ushtrimeve të përmirësohet ndërveprimi, mirëkuptimi i ndërsjellët i anëtarëve të ushtrive të vendeve partnere në nivel taktik në rrjedhën e operacioneve të mbështetjes së paqes në nivel ndërkombëtarë, thuhet në deklaratë.
Ushtrimet të cilat janë duke u bërë në terrenin e trajnimeve “Borovac” në bazën “Jug” të komunës së Bujanocit i ka hapur Koloneli Slobodan Stopa, komandant i Brigadës së Katërt të Ushtrisë dhe oficer i ushtrimit të planifikimit.
“Si vendas, ne do sigurohemi që ju do të vizitoni monumentet e rëndësishme historike, që paraqesin ushtrinë e Serbisë”, ka thënë kolonel Stopa.
Ceremonia e hapjes zyrtare të stërvitjes “Ujku Platinum 2018” u ndoq nga komandant Goran Stamenkoviq nga komanda e ushtrisë tokësore, udhëheqësi i ushtrimeve kolonel Sladjan Stamenkoviq zëvendës komandant i njësive të qendrës së trajnimit për operacione shumëkombëshe, gjeneral-lejtnant Ivan Simonoviq dhe komandantët e njësive nga Bujanoci, ka shtuar Ministria e Mbrojtjes.
BURIMI: Titulli.com